21:51 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh
Prishtina ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës.
Bardhekaltërit shënuan fitore bindëse ndaj Dritës në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ku rezultati përfundimtar ishte 4-0, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë, ku shënoi tre gola.
Ardian Muja shënoi dy golat e parë, në minutat 9′ dhe 39′.
Albin Krasniqi me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 44-të, vulosi fitoren e Prishtinës dhe kualifikimin në finalen e madhe, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 4-0.
Në finale Prishtina do të përballet me Llapin, e cila e eliminoi Drenicën./IndeksOnline/