Është vetëm sezoni i tyre i parë në elitën futbollistike të Kosovës.
Por drejtuesit e FC Suharekës kanë krijuar skuadër konkurruese, duke synuar daljen në garat evropiane.
Sa i përket kampionatit, kjo skuadër gjendet 5 pikë larg rivalit të qytetit, Ballkanit, të cilët gjenden aktualisht në pozitën e tretë, vend që dërgon në kualifikimet për ‘Conference League’, raporton Klankosova.tv.
E për rrugën nga Kupa e Kosovës, ekipi i drejtuar nga Qëndrim Kida, ka punë shumë të vështirë që në ndeshjen e dytë.
Klubi më i trofeshme në vend është kundërshtari që duhet kaluar.
Edhe Prishtina objektiv kryesor këtë edicion, e Kupën e Kosovës.
Kryeqytetasit e kanë fituar plot tetë herë këtë trofe, duke mbajtur rekord në Kosovë.
Pas tyre renditen Besa, Liria dhe Feronikeli, të cilët triumfuan nga tri herë, njofton Klankosova.tv.
Karakteristikë për këtë ballafaqim është fakti se Prishtina nuk e ka mundur ende këtë kundërshtar.
Njëra ndeshje ka përfunduar pa gola, kurse tjetrën e fitoi Suhareka me rezultat 1-0.
Tjetër element interesant në këtë ballafaqim është futbollisti Endrit Krasniqi, i cili me “Plisat” festoi trofeun e Kupës së Kosovës në edicionin 2022/23, kurse tani synimi i tij është t’i mposhtë ata.
Por a ka forcë skuadra suharekase ta eliminojë Prishtinën, mbetet të shihet në fillim të muajit shkurt, kur edhe do të zhvillohen ndeshjet e 1/8-ës së finales.
Deri atëherë, klubet do të fokusohen edhe në afatin kalimtar të janarit, për t’u përforcuar.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>