Vetëm katër ditë iu ndajnë nga fillimi i festivalit më të madh të kërcimit në rajon, Prishtina Dance Week.
Klan Arena do të shndërrohet në epiqendrën e energjisë, ritmit dhe pasionit për kërcimin, duke mirëpritur artistë, kërcimtarë dhe entuziastë të muzikës nga e gjithë bota.
Në njoftimin e lëshuar nga Prishtina Dance Ãeek thuhet se gjithçka është gati për këtë edicion të jashtëzakonshëm.
“Ky festival premton një program dinamik me performanca të mahnitshme, ëorkshope inspiruese dhe festa të paharrueshme që do ta bëjnë Prishtinën të vallëzojë si kurrë më parë”, thuhet në njoftim.
Biletat për festivalin ende janë në shitje! Ju mund të siguroni pjesëmarrjen tuaj përmes:
⢠Full Pass â Përjetoni të gjithë festivalin pa asnjë kufizim
⢠Party Pass â Hyni në festat më të nxehta të festivalit
⢠Day Pass â Shijoni një ditë të mbushur me ëorkshope dhe kërcim
Workshopet do të mbahen çdo ditë nga ora 18:00 deri në 21:00, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga instruktorët më të mirë të kërcimit. Ndërsa, festa e mbrëmjes fillon nga ora 22:00 dhe do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, duke garantuar një atmosferë plot adrenalinë dhe emocion.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>