Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kryeqyteti ka përcaktuar lokacionin zyrtar për deponimin e mbeturinave inerte ndërtimore, si dhe të mbeturinave vëllimore, përfshirë mobiljet dhe inventarin shtëpiak.
Ai bëri të ditur se ky lokacion është në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve që kanë nevojë të largojnë mbeturinat e kësaj natyre.
Për të dërguar mbeturinat në këtë pikë, qytetarët duhet të kontraktojnë ndërmarrjen publike KRM Pastrimi ose ndërmarrjen Gjelbër në numrin +383 800 40004.
Ky hap synon të përmirësojë menaxhimin e mbeturinave dhe të mbajë qytetin më të pastër dhe të organizuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


