20:21 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh
Sigal Prishtina e ka barazuar serinë gjysëmfinale ndaj Trepçës, në play-offin e Superligës.
Skuadra nga kryeqyteti fitoi ndeshjen e dytë, ku rezultati në ”Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”, ishte 90-83, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt përfundoi me barazim 77-77, derisa fituesi i përcaktua pas vazhdimeve prej pesë minutave.