Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmePrindërit e viktimave në Koçan: Gjyqi për tragjedinë po zvarritet

Prindërit e viktimave në Koçan: Gjyqi për tragjedinë po zvarritet

Në Koçan, prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën Pulse zhvilluan një marshim duke kërkuar që procesi gjyqësor të mos zvarritet.

Ata shprehën pakënaqësi për ritmin e seancave dëgjimore, duke theksuar se nuk po respektohet premtimi për dy seanca në javë.

Sipas tyre, deri më tani është mbajtur vetëm një seancë në janar dhe dy në shkurt, ndërsa një tjetër është paralajmëruar deri në fund të muajit.

Me thirrjet “Ku është momentumi i premtuar?” dhe “Ku është ritmi i dy seancave në javë?”, ata kërkojnë nga institucionet përkatëse menaxhim më efikas dhe transparencë, me synimin që drejtësia të vihet në vend pa vonesa.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT