Vizita katër-ditore e Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar përfshinte një ribashkim me të atin, Mbretin Charles, pas gati dy vitesh si dhe një vizitë sekrete te një anëtar tjetër i familjes mbretërore.
Sipas Hello, Harry bëri një vizitë private në Pallatin Kensington për t’i shprehur personalisht respektin dhe ngushëllimet e tij Princit Edward, Dukës së Kentit, pas vdekjes së gruas së tij Katharine, Dukeshës së Kentit.
Ajo ndërroi jetë më 4 shtator në moshën 92 vjeçare.
Princi HarryFoto: EPA-EFE
Edhe pse Princi Harry nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e Catherine më 16 shtator pasi ai ishte larguar tashmë nga Mbretëria e Bashkuar, një burim pranë tij tha se ai ishte i kënaqur që u ribashkua me familjen, miqtë dhe kolegët.
“E vetmja keqardhje e tij ishte se nuk mundi të qëndronte më gjatë dhe të shihte më shumë njerëz, por takimet në Ukrainë ishin planifikuar prej kohësh dhe ishte e rëndësishme për të që të merrte pjesë”, tha burimi.
Burimi zbuloi se pasioni i Harryt për kauzat për të cilat kujdeset ende vazhdon dhe se mezi pret të kthehet dhe të bëjë sa më shumë që të mundet
“Ai është ende i njëjti person. Ai dëshiron të ndiejë energjinë këtu, ai kujdeset për të gjithë dhe kjo është gjëja kryesore”, tha burimi.
Princi HarryFoto: YouTube
Një nga momentet më të rëndësishme gjatë mbërritjes së tij ishte kur ai mbërriti në Shtëpinë Clarence dhe shkoi në një takim privat me Mbretin Charles.
Ky takim shërbeu gjithashtu për të ringjallur marrëdhënien e Harryt me vëllanë e tij, Princin William.
Pasi vizitoi Mbretërinë e Bashkuar, Harry u kthye në Montecito për të qenë me gruan e tij Meghan Markle dhe fëmijët e tyre. /Telegrafi/