Zilja e shkollës sinjalizon fillimin e një ore të re mësimore. Por këtë herë, mësimdhënëset e shkollës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, përveç ditarëve klasorë, morën me vete edhe një shenjë mirënjohjeje.
Me rastin e 7 dhe 8 Marsit, në nderim të punës së palodhshme që ato bëjnë çdo ditë në edukimin e brezave të rinj, Prince Caffe u kujdes që t’i shpërblejë simbolikisht mësueset e kësaj shkolle.
Drejtoresha e shkollës, Sofie Bunjaku, e vlerësoi këtë iniciativë duke theksuar se gjeste të tilla janë një motivim i madh për mësimdhënësit.
“Prince Caffe-në e falënderoj për këtë ditë të veçantë. Na kanë sjellë një dhuratë simbolike për mësueset, e cila për mua ka pasur ndikim shumë pozitiv. Besoj se edhe ju e vlerësoni këtë punë, pasi përmes këtyre dhuratave kanë ditur të na nderojnë për punën që bëjmë çdo ditë”, tha ajo.
Në një ambient ku çdo ditë pune ndahet me 59 kolege gra, përgjegjësia dhe bashkëpunimi janë thelbësore. Një nga stafi drejtues e përshkruan këtë përvojë si një kombinim mes privilegjit dhe përgjegjësisë së madhe. “Është njëkohësisht privilegj, por edhe përgjegjësi e dyfishtë. Duhet të mendosh dy herë para se të veprosh dhe të mendosh mirë para se të flasësh”, u shpreh ai.
Në kuadër të këtij aktiviteti simbolik, 59 mësuese të shkollës morën buqeta me trëndafila rozë dhe pako Premium 3in1.
Pas shkollës “Hasan Prishtina”, aktiviteti vazhdoi edhe në një tjetër institucion të rëndësishëm arsimor në kryeqytet, shkollën fillore “Naim Frashëri”, një nga shkollat më të vjetra në Prishtinë.
Nga kjo iniciativë përfituan edhe 41 mësuese, të cilat mes buzëqeshjesh dhe falënderimesh shprehën mirënjohjen për këtë aktivitet simbolik të organizuar nga Devolli Corporation. Secila mësimdhënëse mori me vete edhe një dedikim të veçantë, të përgatitur nga Prince Caffe, si shenjë falënderimi për dashurinë, përkushtimin dhe kontributin e çmuar që ato japin çdo ditë në formimin e brezave të rinj.


