Këtë shtator është duke u mbajtur edicioni i nëntë i festivalit të kafesë dhe qajit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Interesi i qytetarëve për këtë festival ndër vite çdo herë ka qenë më i madh.
Edhe këtë vit në mesin e pjesëmarrësve është lideri kosovar i kafesë, “Prince Caffe”.
Baristi Jetmir Maliqi ka thënë se çdo herë në të gjitha edicionet qytetarëve “Prince Caffe” u sjellë një mori befasish.
Ai ka thënë se të gjitha kafetë që do të shërbehen do të jenë falas për të gjithë qytetarët, ai u shpreh se nuk duhet të harrohen edhe fëmijët pasi për ta do të shërbehet edhe “Prince Quick”.
The post “Prince Caffe” me kafe falas për të gjithë qytetarët në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.