Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmePrezantonte dokumente të rrejshme, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Prezantonte dokumente të rrejshme, ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shtetasi i Shqipërisë është ekstraduar në Kosovë për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe legalizim i përmbajtjes së rreme”.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme, dhe i njëjti pasi është pranuar nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin është dërguar në gjykatë, transmeton Klankosova.tv.

“Më 18.03.2026 lidhur me rastin nga autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar një i dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari kishte qenë në arrati pasi i njëjti dyshohej se ishte pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës duke u prezantuar dokumente të kundërligjshme. I dyshuari pasi është pranuar nga zyrtarët policorë që e kanë trajtuar rastin është dërguar në gjykatë”, thuhet në raportin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT