Nxënësit u informuan për varietetet e ndryshme të frutave të imëta, dobitë shëndetësore, prodhimin e suksesshëm dhe shitjet e mira të cilat po ju sigurojnë një jetesë të begatë shumë familjeve që merren me bujqësi.
Sesionet vetëdijësuese në kuadër të fushatës “Toka Jonë, Shija Juaj” po organizohen nga Caritas-i Zviceran në bashkëpunim më shoqatat nacionale bujqësore, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe shkollat e mesme dhe të mesme të ulëta publike në qytete të ndryshme të Kosovës.
Gjatë prezantimit me nxënësit e drejtimit bujqësor në shkollën e mesme teknike ‘Mehmet Isai’ në Gjilan, Kujtim Lepaja nga shoqata Mjedra e Kosovës, informoi të rinjtë mbi zhvillimin dhe potencialin ekonomik të frutave të imëta në Kosovë si dhe i përgëzoi për përkushtrimin që kanë marrë për të ndjekur fushën e bujqësisë si sektor i rëndësishëm, i nevojshëm edhe fisnik.
Nxënësit u informuan për varietetet e ndryshme të frutave të imëta, prodhimin e suksesshëm dhe shitjet e mira të cilat po ju sigurojnë një jetesë të begatë shumë familjeve që merren me bujqësi.
Përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtori i Shërbimeve Këshillimore, Teknike dhe Informuse, z.Tahir Halitaj u foli nxënësve për rolin e MBPZHR në nxitjen dhe mbështetjen teknike e financiare të fermerëve, zhvillimin e politikave bujqësore si dhe informimin dhendërgjegjësimin e publikut dhe të rinjëve.
Me nxënësit u mbajt edhe një kuiz interaktiv për t’i informuar por edhe për të nxitur kurreshtjen etyre ndërsa si dhe u shfaq interesim për aktivitete të tilla vetëdijësuese.