E premte, 1 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePretendon se ia mori 2 milionë euro, 35-vjeçarja e çon babanë në...

Pretendon se ia mori 2 milionë euro, 35-vjeçarja e çon babanë në polici – përgjigjen institucionet

Zemrie Aliu nga Vitia vazhdon ta kërcënojë, akuzojë e fajësojë të atin edhe sot për “avullimin” e 2 milionë eurove, për të cilat 35-vjeçarja pretendon se ia mori kur kjo e fundit u kthye në Kosovë.

Kjo “luftë” që shkatërroi marrëdhënien babë e bijë nuk mbeti pa u adresuar në organet e drejtësisë.

Zemria bashkë me burrin e saj Arsimin, kanë thënë se disa herë kanë lajmëruar rastin në Policinë e Gjilanit.

Por sipas informacioneve të Kiks Kosovës, Zemria asnjëherë nuk e ka deklaruar në polici shumën e borxhit që pretendon se ia ka marrë babai. Burimet tregojnë se çifti bashkëshortor ka vetëm një lëndë në polici të hapur para shumë vitesh, për një problem mes tyre.

Lidhur me këtë rast, Kiks Kosova ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, mirëpo këta të fundit kanë deklaruar se, për shkak të të dhënave personale, nuk mund të japin detaje.

“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se të dhënat personale të personave fizik  janë të mbrojtura me ligj dhe ato mund tu ofrohen vetëm organeve të drejtësisë, personit fizik apo të autorizuarit të tij”, thuhej në përgjigje.

Megjithatë, Kiks Kosova ka dërguar vazhdimisht pyetje edhe në Prokurorinë Themelore, mirëpo këta të fundit kanë deklaruar se çështja është në kompetencë të Prokurorisë së Gjilanit. Pyetje lidhur me rastin iu dërguan edhe Prokurorisë së Gjilanit, mirëpo nga kjo e fundit nuk është kthyer asnjë përgjigje.

Zemria, bashkë me burrin e saj Arsimin, të cilët tani jetojnë në një banesë kolektive të siguruar nga shteti, pretendojnë se paratë ndodhen në një bankë në Itali.

Kiks Kosova ka dërguar pyetje edhe në Bankën e Italisë për të kërkuar një përgjigje, mirëpo nuk ka marrë asnjë reagim.

Të gjitha detajet i mësoni në storien e përgatitur nga Kiks Kosova.

The post Pretendon se ia mori 2 milionë euro, 35-vjeçarja e çon babanë në polici – përgjigjen institucionet appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT