Prokurorët Specialë, të hënën, paraqitën deklaratat e tyre përmbyllëse në Hagë për procesin më të gjatë atje, që është kundër katërshes së UÇK-së.
Clare Lawson përmendi themelimin e një gjykate ushtarake gjatë 98-tës, që dënimet i kishte edhe me vdekje.
Në mesin e këtyre, ajo pretendon se 11 persona janë vrarë e të ndaluarit ishin rrahur brutalisht.
I këtyre fjalëve qe edhe kolegu i saj, Alan Tieger. Ky specifikoi edhe zonën ku ishin kryer, siç thotë ai, torturat e që ishte selia e zonës së Llapit në Bajgorë.
Siç pretendon ai, krejt këto u bënë me aminin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ndërkohë, prokurori i specializuar, James Pace ka paraqitur një hartë, që sipas tij, paraqesin vendet ku pretendohet se janë “burgosur, arrestuar në mënyrë arbitrare dhe mbajtur të ndaluar”.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues të cilët kanë afat tre muaj për verdiktin final.


