E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizPretendimet e presidentit: Trump e gjen “fajtorin” për aksidentin ajror (VIDEO)

Pretendimet e presidentit: Trump e gjen “fajtorin” për aksidentin ajror (VIDEO)

Shkaku zyrtar për përplasjen tragjike mes helikopterit dhe avionit ende po hetohet.

Ndërkohë që autoritetet po punonin për të nxjerrë trupat nga lumi Potomak në Uashington DC, presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se e di arsyen e këtij aksidenti tragjik, që la të vdekur 67 persona të mërkurën mbrëma.

Sipas tij, faji qëndron te politikat e demokratëve për diversitet dhe gjithëpërfshirjes, edhe në sektorin e aviacionit, raporton Klan Kosova.

“Kjo punë kërkon gjeni të lindur, jo njerëz të zakonshëm. Do të rikthejmë besimin në transportin ajror amerikan. Dua të theksoj një artikull të publikuar para se të hyja në detyrë: ‘FAA po promovon diversitetin duke përfshirë punësimin e personave me aftësi të kufizuara të rënda intelektuale dhe psikiatrike’. Kjo është e pabesueshme”, u shpreh Trump.

Megjithatë, Trump nuk u dha gazetarëve ndonjë provë nëse punonjësit përgjegjës të kontrollit të fluturimeve ishin me aftësi të kufizuara.

Ai vetëm tha se programi i demokratëve lejoi punësimin e personave me probleme të dëgjimit e shikimit, si dhe me paralizë, epilepsi dhe shtatshkurtësi.

“Unë e vendos sigurinë në radhë të parë. Obama, Biden dhe demokratët vunë politikën para sigurisë dhe e çuan atë në një nivel që askush nuk e ka parë më parë – në nivelin më të ulët të mundshëm. Politikat e tyre ishin të tmerrshme”, tha tutje ai.

Ndaj këtyre deklaratave reagoi ashpër udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer, i cili fajësoi Trumpin se po përdor tragjedinë për t’i sulmuar kundërshtarët e tij politikë.

“Komentatorët në internet ndoshta përhapin teori konspirative, por është krejt tjetër kur presidenti i Shteteve të Bashkuara bën spekulime të pabaza, ndërkohë që trupat ende po gjenden dhe familjet po njoftohen. Kjo është e neveritshme”, tha Schumer.

Ndryshe, presidenti nënshkroi një memorandum për t’i dhënë fund politikave të diversitetit në aviacion dhe për të rishikuar punësimet e bëra gjatë administratës Biden.

Ai gjithashtu nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të emëruar një drejtues të ri të Administratës Federale të Aviacionit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498