“Presion mbi votuesit”- Kuçi akuzon Ramosajn për prezencë në qendrat e votimit

“Presion mbi votuesit”- Kuçi akuzon Ramosajn për prezencë në qendrat e votimit

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi ka raportuar sërish për presion ndaj qytetarëve nga kryetari aktual i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Kuçi ka thënë se Ramosaj është duke qëndruar në qendra të votimit bashkë me zyrtarë të tjerë.


“Kryetari në ikje, Bashkim Ramosaj, po i shkel të gjithë kufijtë e garës demokratike, duke bërë presion përmes prezencës së tij në qendra të votimit. Bashkë me zyrtarë të tjerë ai është parë në Gllogjan, Irzniq, Lumbardh”, ka shkruar Kuçi.

Ajo i ka bërë thirrje prokurorisë që të veproj menjëherë.

“Në fotografinë e bashkëngjitur duket qartazi, Bashkim Ramosaj në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit“ në Gllogjan. Ftojmë prokurorinë të veproj menjëherë dhe të merr masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Kuçi. /Telegrafi/