E mërkurë, 6 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePresidentja thërret konferencë për media, Klankosova.tv mëson arsyen

Presidentja thërret konferencë për media, Klankosova.tv mëson arsyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur një konferencë për media për sot (e martë) në orën 16:30.

Në ftesën që u është dërguar mediave për pjesëmarrje në konferencë, arsyeja nuk është bërë e ditur.

Megjithatë, Klankosova.tv nga burimet brenda këtij institucioni merr vesh se temë do të jetë caktimi i gjyqtarit të Kushtetueses, Radomir Laban, si gjyqtar raportues për çështjen e ngritur pranë këtij institucioni nga vetë Presidentja në lidhje me ecurinë e konstituimit të Kuvendit.

Lënda në fjalë konsiderohet më e rëndësishmja, që ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetues por edhe me krijimin e precedentit për të ardhmen sa i përket krijimit të institucioneve.

Klankosova.tv raportoi mëngjesin e sotëm mbi këtë çështje.

Radomir Laban caktohet gjyqtar raportues në lëndën për rendin kushtetues të dërguar nga Presidentja

The post Presidentja thërret konferencë për media, Klankosova.tv mëson arsyen appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT