E premte, 8 Gusht, 2025
spot_img
HomeLajmePresidentja takon Dredhza Brainën që doli e para për siguri kibernetike

Presidentja takon Dredhza Brainën që doli e para për siguri kibernetike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Dredhza Brainën, e cila doli e para në botë në garën Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë Barrier Breaker.

“Presidentja Osmani e uroi Dredhzën për suksesin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se arritje të tilla e vendosin Kosovën në majat e botës edhe në fushën e sigurisë kibernetike”, thuhet në postimin e presidencës në Facebook.

Osmani foli  edhe për suksesin e Luanda Domit, fituese e çmimit Cybersecurity Woman of the Year 2025 në kategorinë Supporter, të ndarë në Las Vegas, dhe tha “se këto dy gra të jashtëzakonshme kanë thyer barriera, kanë ngritur flamurin e Kosovës dhe kanë dëshmuar se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij”.

“Dy vajza të jashtëzakonshme që thyen barriera, ngritën flamurin e Kosovës në majë dhe dëshmuan se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij. Ju jeni frymëzim për gjithë rininë e Kosovës,” tha Osmani.

The post Presidentja takon Dredhza Brainën që doli e para për siguri kibernetike appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT