Presidentja sllovene, Natasha Pirc Musar, e ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.
Në një postim në platformën X, ajo ka theksuar çdo sulm ndaj civilëve në çfarëdo forme është një akt i neveritshëm dhe frikacak.
“Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë të prekurit. Jam e bindur se autorët do të gjenden dhe do të vihen para drejtësisë”, ka thënë Pirc-Musar. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.