Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media nga Riga, me presidentin letonez, Edgars Rinkēvičs, është pyetur edhe për raportet me Serbinë, si dhe lidhjen e saj me shtetin rus.
Osmani tha se Rusia nuk ka ndikim në Kosovë, por që megjithatë, përpiqet të jetë faktor destabilizues përmes Serbisë, si dorë e zgjatur e saj, transmeton Klankosova.tv
Në pyetjen e gazetarit për tensionet e mundshme Kosovë – Serbi, presidentja e hodhi poshtë këtë term, duke thënë se Kosova në vazhdimësi e ka mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial.
“Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën, përfshirë përmes akteve të agresionit. Ne nuk kemi pushtuar apo sulmuar asnjëherë, në asnjë centimetër të territorit të ndonjë fqinji. Çfarë kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë është që mbrojmë pavarësinë dhe integritetin tonë territorial.”
The post Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë appeared first on Klan Kosova.