E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmePresidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin bullgar Gudjev

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin bullgar Gudjev

Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, transmeton KosovaPost.

Në këtë takim, sipas njoftimit nga Presidenca, e para e shtetit e falënderoi ambasadorin Gudjev për angazhimin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

“Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë në mes dy shteteve, i cili ka kontribuar në avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si ekonomia, arsimi, kultura dhe mbështetja diplomatike. Më tej, presidentja Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes bullgare në rrugëtimin euro-atlantik dhe në fuqizimin e pozitës  ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT