Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari.
Ajo në Budapest u prit nga homologu i saj Tamas Sulyok.
Shefja e shtetit të Kosovës, atje u prit me nderimet ushtarake.
Osmani këtë vizitë e cilësoi në dobi të qytetarëve dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi ajo.
The post Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest appeared first on Klan Kosova.