E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePresidentja Osmani përkujton masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan: Kosova nuk...

Presidentja Osmani përkujton masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan: Kosova nuk harron

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot masakrat e kryera nga regjimi serb në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, ku shumë civilë shqiptarë u vranë mizorisht.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se këto krime të tmerrshme nuk do të harrohen  nga populli i Kosovës.

“Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb,” shkroi Osmani.

Ajo përkujtoi numrin e viktimave në secilin vend: 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan, të cilët, siç theksoi ajo, “u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.”

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani përkujton 26-vjetorin e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan

Sot përkujtojmë me dhimbje e nderim viktimat e Masakrës në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan, civilë të pafajshëm, familjarë e fqinjë, të vrarë mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb. 

44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.

Kujtimi për ta mbetet i përhershëm, ndërsa drejtësia ende mungon.

Le të jetë kjo ditë një thirrje për drejtësi.

Kosova nuk harron!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT