Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës. Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që Presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.
Në këtë takim zyrtar, Presidentja Osmani shoqërohej edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, si dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Pas takimit bilateral në rezidencë, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të mbajnë deklarata për media, që do të zhvillohen në Ndërtesën e Parlamentit zviceran, respektivisht në Këshillin Federal.
Vizita do të vazhdojë me një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të diskutohen temat kyçe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ndërkombëtar, si dhe roli i rëndësishëm i diasporës kosovare në Zvicër.
Gjatë qëndrimit të saj në këtë shtet, Presidentja Osmani do të zhvillojë gjithashtu një takim me mërgatën shqiptare në qytetin e Gjenevës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);