E para e shtetit, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot konferencë për media nga ora 08:00.
Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Një ditë më parë, Osmani njoftoi se i ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që synojnë mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë.
Por, Kuvendi i Kosovës mbrëmë ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të mungesës së kuorumit.
Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të zhvilluar procesin e votimit.
Zgjedhje të drejtpërdrejta për president, Vjosa Osmani procedon në Kuvend amendamentet


