Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar vizitën e paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.
Këtë ajo e tha gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani.
âNë takim u diskutua gjithashtu për koordinimin e aktiviteteve në prag të vizitës së paralajmëruar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite si dhe rëndësinë e rolit të NATO-s për paqe e siguri në vendin tonëâ, tha Presidenca në një njoftim për media.
Në njoftim thuhet po ashtu se Osmani, duke e vlerësuar rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë, ka nënvizuar se stabiliteti në Kosovë është faktor kyç për sigurinë e të gjithë rajonit, ândaj angazhimi i përbashkët me KFOR-in dhe NATO-n mbetet thelbësorâ.
Presidentja poashtu theksoi se âkontinenti ynë po përballet me një situatë të ndërlikuar gjeopolitike, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të përhershëm me aleatët tanëâ.
Gjatë ditës, në media u raportua se shefi i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post.
Gjatë vizitës në Kosovë, u tha se Rutte pritet të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>