Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York është takuar me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë takim, Osmani ka theksuar përkushtimin për ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të ngushta e të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë, sidomos pas hapjes së Misionit të Kosovës në Vatikan.
Ajo ka bërë të ditur se ka shprehur pritjet për hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës.
“Si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka thënë Osmani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!