E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePresidentja Osmani kërcënohet sërish: Do të vras ty dhe familjen tënde

Presidentja Osmani kërcënohet sërish: Do të vras ty dhe familjen tënde

Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme të kohëve të fundit, një email kërcënues i ri në adresën elektronike të Presidencës, por kësaj radhe pa e fshehur emrin e mbiemrin, mëson ekskluzivisht Klankosova.tv

Kërcënimi i bërë në një zinxhir emailash, ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e poashtu familjen tënde”. Deri në këto momente nuk kemi informacione se a janë ndërmarrë hapa nga institucionet përkatëse.

Burime nga organet e rendit sqarojnë se për dhjetëra kërcënime deri tani ndaj Presidentes dhe familjes së saj, nuk ka pasur as të arrestuar e as raste kur kërcënuesit kanë dalë para drejtësisë.

 

The post Presidentja Osmani kërcënohet sërish: Do të vras ty dhe familjen tënde appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT