Presidentja Osmani dekoron presidentin e FIFA-s

news image

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është dekoruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Medaljen e Nderit të Kosovës.

Ceremonia është mbajtur sotnë Prishtinë, ku Osmani ka vlerësuar kontributin e kreut të FIFA-s për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, jo vetëm në momente të gëzueshme, por edhe në periudhat më të vështira.

Shefja e vendit ka vlerësuar Infantinon për mbështetjen që ia ka dhënë Kosovës në momente festive “por më së shumti për ato sfiduese”.

Ajo ka thënë se ka qenë kontributi i Infantinos që ka bërë që secilit fëmijë të Kosovës t’i jepet arsye për të ëndërruar.

Nga ana tjetër, Infantino është shprehur i nderuar dhe i lumtur për dekoratën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/