Mbrëmjen e së mërkurës, presidentja e Kosova, Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në pritjen e organizuar nga Albanian American Relations Council (AARC) në Nju Jork, foli për Afrim Bunjakun, rreshterin i cili u vra gjatë sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023.
E para e vendit tha se rreshteri hero mbrojti dinjitetin e kombit tonë duke dhënë mesazh të fuqishëm para botës, se Kosova nuk thuhet, nuk dorëzohet dhe vendi ynë do të jetë gjithmonë i lirë dhe i pavarur.
“Po filloj me disa fjalë shqip për një arsye shumë të veçantë. Sot (dje) është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i cili para dy vitesh me heroizmin me të lartë, mbrojti territorin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës, e mbi të gjitha mbrojti dinjitetin e kombit tonë duke dhënë mesazh të fuqishëm edhe një herë, jo vetëm brenda nesh por para botës, se Kosova nuk thyhet se Kosova nuk dorëzohet dhe se Kosova përgjithmonë do të jetë e lirë dhe e pavarur”.
Gjatë fjalës së saj, Osmani nderoi edhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri.
“Edhe sonte nuk ka vend më të mirë se sa në mesin e shqiptaro-amerikanëve që të nderojmë ata që dhanë më të shtrenjtën, dhanë jetën e tyre që ne sot të frymojmë lirshëm. Lavdi gjithë çlirimtarëve tanë dhe të gjithë heronjve të kombit tonë”, deklaroi më tej presidentja, njofton Klankosova.tv.
The post Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet appeared first on Klan Kosova.