Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka bërë të ditur se ka refuzuar një propozim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të dërguar trupa amerikane në territorin meksikan me qëllim të luftimit të karteleve të drogës, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë një aktiviteti publik, Sheinbaum iu referua një raporti të publikuar nga The Wall Street Journal, që zbulonte presionin e Trump për të bindur autoritetet meksikane të pranonin ndërhyrjen ushtarake të SHBA-së në tokën e tyre.
“Kjo është e vërtetë (…) por jo siç thonë ata”, tha presidentja e majtë, duke shpjeguar se gjatë një bisede telefonike, Trump e kishte pyetur se si mund të ndihmonte në luftën kundër krimit të organizuar dhe kishte propozuar dërgimin e trupave amerikane. “I thashë: ‘Jo, President Trump, territori (meksikan) është i paprekshëm, sovraniteti është i paprekshëm, sovraniteti nuk është në shitje (…), ne kurrë nuk do ta pranojmë praninë e ushtrisë amerikane në territorin tonë’”, theksoi ajo.
Ajo shtoi se vendi i saj është i hapur vetëm për bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni ndërmjet autoriteteve të të dy vendeve.
Ndërkohë, Sheinbaum i bëri thirrje Trumpit të ndalë tregtinë e armëve me kartelet kriminale, një nga burimet kryesore të dhunës në Meksikë, që ka zgjatur për afro dy dekada dhe ka marrë jetën e mbi 450,000 njerëzve.
“Dje (e premte), presidenti (amerikan) urdhëroi që të merren të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar hyrjen e armëve në vendin tonë nga Shtetet e Bashkuara”, theksoi ajo.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);