Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të jetë për vizitë në Kosovë.
Vizita e presidentes së KE-së në Kosovë është në kuadër të turneut në Ballkan, ku vizitoi Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, etj.
Ursula von der Leyen do të pritet në vizitë nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.
Presidentja Osmani do ta takojë presidenten e KE-së në ora 13:00.
Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen gjatë qëndrimit në Tiranë e vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt BE-së në tre vitet e fundit si të jashtëzakonshëm dhe në kohë rekord.
Ajo në një konferencë për media theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë rrugën e saj evropiane. /Telegrafi/