Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Aivo Orav, ka pritur shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Kosovë në kuadër të turneut të saj ballkanik, që do të përfundojë në Maqedoni të Veriut.
“I nderuar të pres sot në Kosovë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para takimeve të saj me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti”, ka shkruar Orav në rrjetin X.
Ursula von der Leyen u takua edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!