Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka vazhduar sot për orë të tëra dëshminë e tij, në rastin e gjykimit të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Rubin, i cili po dëshmon pro Thaçit, është marrë në pyetje nga gjykatësi edhe për një telefonatë të ish presidentit kosovar me Bill Clinton, presidentin amerikan, të zhvilluar në qershor të vitit 1999, transmeton Klankosova.tv
Në deklaratën e tij para trupit gjykues, Rubin u përgjigj për dëshminë që e kishte dhënë për mbrojtjen lidhur me një zotim të Thaçit në atë thirrje telefonike se do t’i respektonin pakicat, pavarësisht tmerreve që ka përjetuar populli i Kosovës.
Gjykatësi: Do të ju pyes lidhur me një lidhje telefonike që ka pasur Bill Clinton me Hashim Thaçin, në qershor 1999. Ju i keni thënë mbrojtjes, që Thaçi e ka kryer këtë thirrje telefonike me Clinton dhe është bërë në Prishtinë dhe sistemi s’ka qenë shumë i mirë. Ju keni thënë se Thaçi ka thënë gjërat e duhura dhe ju thoni se presidentit Clinton i ka bërë shumë përshtypje. Zoti Thaçi i ka thënë se do të respektoheshin pakicat, ndonëse ishin keqtrajtuar populli i tij për vite të tëra. Kur thoni tha gjërat e duhura, për çka e keni fjalën?
Rubin: “Unë kam dëgjuar nga Sandy Berger, këshilltari për siguri i presidentit Clinton, sepse unë nuk kam folur drejtpërdrejt me presidentin Clinton. Ai më tha se atij i bëri shumë përshtypje që po fliste me udhëheqësin e UÇK-së në një kohë lufte. Kishin pësuar, parë vrasje të tmerrshme, depërtime, tmerre dhe megjithë këtë, ai tha pa u nxituar presidentit Clinton se mesazhi që donte t’u tregonte botës. Presidentit Clintoin i kishte bërë shumë përshtypje, se pavarësisht dhunës që kishin pësuar, nuk do të kundërpërgjigjeshin, nuk do merrnin hak gjatë kohës që trupat serbe po largoheshin. Dhe sigurisht se mund të kishte akte dhune në këto situata. Presidentit Clinton i kishte bërë shumë përshtypje sjellja e zotit Thaçi dhe ia dha zotit Berger, që ma tha mua më pas”. Klankosova.tv
The post “Presidentit i bëri përshtypje”, Rubin zbulon telefonatën e Clinton me Thaçin: U zotua se nuk hakmerren! appeared first on Klan Kosova.