Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka folur në samitin e zgjidhjes me dy shtete.
Ai ka folur nëpërmjet video-lidhjes, pasi SHBA-të ua revokuan vizat anëtarëve të delegacionit përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ne bëjmë thirrje për një armëpushim të përhershëm, duhet të sigurojmë qasje humanitare përmes Kombeve të Bashkuara dhe UNRWA-së”, tha ai.
“E di që duhet të garantojmë lirimin e pengjeve, të gjithë pengjeve dhe të burgosurve”, shtoi ai.
Abasi theksoi se shteti i Palestinës është i vetmi entitet i kualifikuar për të marrë përgjegjësi të plotë për qeverisjen dhe sigurinë në Gaza.
“Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisje. Hamasi dhe fraksionet e tjera duhet t’ia dorëzojnë armët Autoritetit Palestinez. Ajo që duam është një shtet i bashkuar pa armë” i tha ai OKB-së.
Ai thotë se “dëshirojmë një shtet modern dhe demokratik të bazuar në sundimin e ligjit, pluralizmin, ndarjen e pushtetit, barazinë, drejtësinë dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve”.
Abbasi përgëzon vendet që e kanë njohur shtetin e Palestinës, dhe u ka bërë thirrje atyre që ende nuk e kanë bërë këtë të ndjekin shembullin.
“Ne kërkojmë mbështetjen tuaj në mënyrë që Palestina të bëhet anëtare me të drejta të plota e Kombeve të Bashkuara”, tha ai. /Telegrafi/