E martë, 22 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmePresidenti malazez kundër marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara ArabeSinjali

Presidenti malazez kundër marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara ArabeSinjali

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka shprehur hapur kundërshtimin ndaj Marrëveshjes për turizëm dhe zhvillim të pasurive të paluajtshme ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ai ka kërkuar që deputetët e Kuvendit të shqyrtojnë me kujdes shqetësimet e ngritura nga organizatat civile, institucionet shtetërore dhe përfaqësuesit lokalë, përpara se të marrin një vendim për ratifikimin e marrëveshjes.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social ‘X”, Milatoviq theksoi se marrëveshja është e paplotë dhe ka mangësi të konsiderueshme, përfshirë aspekte juridike, ekonomike dhe mjedisore, dhe se nuk duhet të miratohet në formën aktuale. Presidenti i Malit të Zi kërkoi që të bëhen më shumë përpjekje për të adresuar këto probleme, përpara se marrëveshja të kalojë për ratifikim në Kuvend.

Postimi i tij:

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT