Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka kritikuar ashpër qeverinë e vendit të tij për vendimin që ftoi në vizitë ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideo Saar, duke e pyetur pse ishte e nevojshme të mirëpritej një anëtar qeverie që sipas tij po kryen “spastrim etnik” ndaj popullit të Gazës.
Milanoviq reagoi pas deklaratës së Saarit, i cili krahasonte Luftën Çlirimtare Kroate me agresionin izraelit në Gaza, duke e cilësuar këtë si një fyerje për Kroacinë.
“Sa i gabuar është takimi me një anëtar të qeverisë izraelite tregon edhe deklarata e tij e sotme, në të cilën ai krahason Luftën Çlirimtare Kroate me agresionin izraelit në Gaza! Kjo është fyese për Kroacinë dhe për të gjitha viktimat e agresionit kundër saj, sepse Kroacia u mbrojt, në dallim nga Izraeli që po sulmon dhe po vret dhjetëra mijëra njerëz në Gaza.”, shkroi Milanoviq në ‘https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FZoranMilanovic%2Fposts%2Fpfbid0YUCgYxFT8QurN71J7bLHVYQMvV5REchtW83pkfz9zYomc1nfGpeub2xiVbiy9T2Xl&show_text=true&width=500“>Facebook‘.
Ai shtoi se do të duhej të fillonte procesi i njohjes së shtetit palestinez, duke e konsideruar këtë hap të rëndësishëm për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Nga ana tjetër, ministri izraelit Gideo Saar, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman, deklaroi se “njohja e shtetit të Palestinës nuk do të kontribuonte në paqe apo siguri”, dhe se sipas tij “do të krijonte paqëndrueshmëri në rajon”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!