E premte, 9 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePresidenti kinez krah Putinit në paradën e Ditës së Fitores të Rusisë

Presidenti kinez krah Putinit në paradën e Ditës së Fitores të Rusisë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka udhëhequr ceremonitë e Ditës së Fitores me një paradë në Sheshin e Kuq, duke përballuar siguri të shtuar pas disa sulmeve ukrainase që synuan kryeqytetin, shkruan Gazeta Sinjali.

Xi Jinping i Kinës iu bashkua Putinit teksa u tha mijëra ushtarëve dhe më shumë se 20 liderëve ndërkombëtarë se Rusia kujtonte mësimet e Luftës së Dytë Botërore.

Putin e përdori fjalimin e tij për të lidhur luftën me pushtimin e sotëm në shkallë të plotë të Ukrainës dhe tha se e gjithë Rusia qëndron pas atij që ai e quajti “operacioni ushtarak special” – tashmë në vitin e katërt, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Për herë të parë, një kolonë kamionësh që mbanin dronë të ndryshëm luftarakë morën pjesë në paradën e Ditës së Fitores, me sa duket për shkak të përdorimit të tyre në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Një armëpushim i njëanshëm treditor u njoftua nga Rusia për të përkuar me ngjarjen e 80-vjetorit, të cilën Ukraina e refuzoi si një “shfaqje teatrale”.

Kievi e ka cilësuar armëpushimin si një farsë, duke akuzuar Rusinë për kryerjen e mijëra sulmeve që kur hyri në fuqi mesnatën e së mërkurës. Rusia thotë se ka respektuar armëpushimin dhe akuzon Ukrainën për qindra shkelje.

Në orët para armëpushimit, sulmet me dron ukrainas shkaktuan mbylljen e aeroportit dhe ndërprerjen e mijëra pasagjerëve ajror në Rusi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT