Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeLajmePresidenti iranian u kërkon falje për sulmet shteteve të Gjirit Persik

Presidenti iranian u kërkon falje për sulmet shteteve të Gjirit Persik

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se kërkesa e presidentit amerikan Donald Trump për dorëzim pa kushte është një “ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”.

Ai gjithashtu ka kërkuar falje për sulmet e Iran ndaj shteteve të rajonit, duke theksuar se Teherani do t’i ndalojë ato dhe duke sugjeruar se keqkomunikimi brenda strukturave të vendit ka qenë shkak, raportoi AP.

Megjithatë, deklarata e tij është transmetuar pas sulmeve të përsëritura të shtunën në mëngjes ndaj Bahrejnit, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pezeshkian ka shtuar se këshilli udhëheqës i vendit ka qenë në kontakt me forcat e armatosura lidhur me këto sulme.

“Duhet t’u kërkoj falje vendeve fqinje që u sulmuan nga Irani, në emrin tim”, theksoi presidenti.

“Që tani e tutje, ato nuk duhet të sulmojnë vendet fqinje ose të qëllojnë me raketa drejt tyre, përveç nëse sulmohemi nga ato vende. Mendoj se duhet ta zgjidhim këtë përmes diplomacisë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT