Presidenti i UEFA-së, Aleksandar Ceferin, ka diskutuar për organizimin e përbashkët të Kampionatit Evropian 21 mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ai në një intervistë për mediumin slloven Delo adresoi situatën e tensionuar politike në Ballkanin Perëndimor, mirëpo e gëzoi ky organizim i dy shteteve nga Ballkani pasi që, sipas tij, dëshmon se sporti qëndron mbi politikën.
“Është interesante që federatat e futbollit në Shipqëri dhe Serbi, me përkrahjen nga qeveritë e këtyre dy shteteve, kanë shfaqur dëshirën për organizimin e përbashkët të kësaj gare”, ka thënë Ceferini.
“Kjo është dëshmi që sporti qëndron mbi politikën. Është mundësi e shkëlqyer për të dëshmuar që futbolli qëndron mbi politikat e përditshme”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>