E premte, 30 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmePresidenti i Rayo Vallecano: Do ta sjellë Ronaldon në krahë nga Arabia

Presidenti i Rayo Vallecano: Do ta sjellë Ronaldon në krahë nga Arabia

Cristiano Ronaldo nuk do të zbarkojë në Rayo Vallecano – të paktën jo për momentin. Kështu është përgjigjur presidenti i klubit iberik, Raúl Martín Presa.

“Nëse do të jetë në dispozicion, do të shkoj në Arabinë Saudite dhe do ta sjell në Spanjë me krahët e mi”, tha Presa, duke e bërë të qartë se ishte në humor dhe nuk kishte ndonjë ofertë zyrtare.

Një përgjigje simpatike, e cila i reflekton ambiciet e skuadrës e cila në këtë sezon e siguroi një kualifikim historik evropian (në Ligën e Konferencës) përkundër faktit se nuk u bënë investime gjatë verës së kaluar.

“E kemi arritur një mrekulli pa e shpenzuar asnjë euro”, tha me krenari presidenti i klubit madrilen.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldos po lë të kuptohet se është në fund të eksperiencës së tij me Al Nassr, pasi kontrata e tij me klubin nga Arabia Saudite po shkon drejt përfundimit.

Në rrjetet sociale, postimet e fundit të 40-vjeçarit japin sinjale të një largimi, ndërsa për të ardhmen e tij po përflitet një transferim në një klub që do të luajë në Botërorin e Klubeve.

Megjithatë, rikthimi i tij në futbollin evropian duket gjithnjë e më pak i mundshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidenti i Rayo Vallecano: Do ta sjellë Ronaldon në krahë nga Arabia appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT