Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka thënë se stadiumi i ri do t’u lejojë tifozëve të jenë më afër fushës, duke përmirësuar përvojën nga San Siro i vjetër.
Milani dhe Interi po përgatiten të ndërtojnë stadiumin e tyre të ri pasi Këshilli i Qytetit të Milanos miratoi shitjen e zonës së San Siros të hënën.
“Më në fund e mbyllëm ndeshjen e parë, e cila ishte thelbësore. Punuam për të për shumë vite, ndoshta edhe më shumë. Gjithmonë kam qenë i përfshirë”, ka thënë fillimisht presidenti i Milanit për Repubblica.
“Tani mund të themi se do të krijojmë një stadium modern dhe efikas, i cili do të jetë aktiv çdo ditë, si në të gjitha qytetet më të rëndësishme evropiane, por stadiumi ynë do të jetë më i bukur”.
“San Siro është i vjetër, por ka një karakteristikë themelore: e shikon ndeshjen shumë mirë. Në stadiumin e ri, do të jetë edhe më mirë sepse tifozët do të jenë më afër fushës dhe zhvillimi do të jetë edhe më vertikal”, përfundoi Scaroni.
Pamjet e stadiumit të ri ende nuk janë të disponueshme, por besohet se arena e re në San Siro, në bashkëpronësi të Interit dhe Milanit, do të ketë kapacitet prej 71,500 vendesh dhe ndërtimi i saj do të fillojë në vitin 2027. /Telegrafi/