Presidenti i Kolumbisë thotë se anija e goditur nga SHBA-të mbante kolumbianë

news image

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka thënë se një barkë e bombarduar rishtazi nga forcat amerikane ishte “kolumbiane me shtetas kolumbianë brenda saj”, pretendim që u quajti “i pabazë” nga Shtëpia e Bardhë.

Shtetet e Bashkuara kanë goditur të paktën katër barka në Karaibe në javët e fundit, duke vrarë 21 njerëz. Qeveria amerikane ka thënë se sulmet e kryera në ujëra ndërkombëtare kishin në shënjestër “narko-trafikantë”, raporton BBC.

Megjithatë, Uashingtoni nuk ka paraqitur dëshmi ose hollësi për personat që ndodheshin në to dhe sulmet janë dënuar nga shtetet e rajonit në kohën e shqetësimeve për shkeljen e së drejtës ndërkombëtare.

Senati i ShBA-së të mërkurën hodhi poshtë një masë me të cilën presidentit Donald Trump do t’i ndalohej përdorimi i forcës ushtarake kundër barkave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/