President i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i ka dalë në krah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt, pas takimit me tone të larta që ky i fundit e pati me presidentin amerikan, Donald Trump.
Costa i tha Zelenskyt se dinjiteti i tij e nderon trimërinë e popullit ukrainas dhe se nuk do të jetë kurrë vetëm.
âDinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar president Zelenskyâ.
âNe do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshmeâ, shkroi Costa në âXâ, transmeton Klankosova.tv.
Pas bisedës me tone të ashpra që Zelensky e pati me Trumpin, ky i fundit ka urdhëruar që presidenti ukrainas të largohet nga Shtëpia e Bardhë.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>