Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa, e ka uruar Edin Kolgecin, për zgjedhjen në krye të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Në urimin e Moustafas thuhet se Federata Ndërkombëtare e Hendbollit është e bindur se me zgjedhjen e Kolgecit në krye të FHK-së do t’i kushtojë të gjithë energjinë e zhvillimit të mëtejmë të hendbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Jemi të bindur që do t’i kushtoni gjithë energjinë zhvillimit të mëtejmë të hendbollit në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar. Të dëshirojmë asgjë tjetër pos suksesit në angazhimet dhe sfidat tuaja të ardhshme”, thuhet në urimin e Moustafas për presidentin Kolgeci.
Më herët Kolgecin e ka uruar edhe Federata Evropiane e Hendbollit
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>