Skuadra e tiji është plot dhjetë pikë prapa Dritës.
Madje Ballkani nuk është as i dyti, pasi mbi kampionët aktual në renditjen tabelare, gjendet edhe Malisheva.
Renditja tabelare në Albi Mall Superligë, pas 16 ndeshjeve të zhvilluaraPor presidenti i këtij klubi, Arsim Kabashi, është i bindur se titulli i katërt për ta, po gatuhet, raporton Klankosova.tv.
Këtë ai e potencoi me anë të një postimi në rrjetin social facebook.
“Epoka e Ballkanit vetem sa ka filluar”, shkroi “Cima”.
“Receten e Kampionit nuk e dinë të gjithë, ne ishim dhe do te jemi”, vazhdoi numri një i Ballkanit, duke përfunduar postimin me fjalinë “shihemi në festën e 4-të të Kampionit”, transmeton Klankosova.tv.
Kampionët e trefishtë të Republikës po kalojnë në periudhë të vështirë rezultative.
Ballkani e humbi duelin direkt kampional ndaj Dritës, me rezultat 2-3, kurse menjëherë më pas u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës, prej një skuadre nga Liga e Parë, Rilindja 1974.
Pas asaj përballje, i ndanë rrugët me trajnerin, Artim Pollozhani.
“Portokallinjtë” e Suharekës emëruan në krye të bankinës, teknikun nga Shqipëria, Orges Shehi, por edhe sfida e parë nën drejtimin e tij, nuk solli fitore, pasi “Xhebrailat” barazuan 1-1 në Ferizaj, njofton Klankosova.tv.
Para pushimit dimëror, do të zhvillohen edhe dy ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Ballkani do të luaj në stadiumin e tyre.
Fillimisht si vendas e presin Llapin, kurse sezonin vjeshtor e mbyllin si “”mysafirë” të FC Suharekes.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>