Presidenti Begaj: Në Surrel u ndez flaka e çlirimit të Kosovës

news image

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, të cilët u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit, nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shqiptar theksoi rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar si momentin kur nisi rrugëtimi për çlirimin e Kosovës dhe themelimi i bërthamës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Me luftëtarët e parë për çlirimin e Kosovës, që u stërvitën në vitin 1991 në Repartin Ushtarak të Surrelit nga pedagogët e ish-Shkollës së Bashkuar të Oficerëve. Kjo ngjarje duhet të marrë vlerën e peshës historike, pasi aty u ndez flaka e madhe për çlirimin e Kosovës, bërthamë e parë e UÇK-së. Nder përjetë të gjithë atyre që sakrifikojnë për shqiptarinë”, ka shkruar Begaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/