“President është Ilir Meta”, ish-banorja e Big Brother VIP sqaron deklaratën virale

“President është Ilir Meta”, ish-banorja e Big Brother VIP sqaron deklaratën virale

“Presidenti i Republikës është Ilir Meta”, ishte deklarata e ish banores së Big Brother VIP Albania 4, Rizarta Hoxha, një javë më parë në “E Diell”.

E kjo bëri bujë të madhe duke marrë kritika të shumta e gjykuar për atë se nuk ishte në dijeni.


Blogerja sqaroi se në fakt ishte ironi për pushtetin. Madje theksoi që shpreson që ‘presidenti të jetë zgjuar”.

Foto: YouTube

“Mendoj se u kuptua. Sqarimi nuk është shumë i nevojshëm, ishte ironi dhe kritikë e pushtetit që kemi . Ku janë drejtuar fijet e pushtetit dhe pse kemi një politikë kaq të fjetur”.

“Presidenti paraardhës ishte në burg, rrjedhimisht kuptohej që nuk ishte ai. Shpresojmë që presidenti të jetë zgjuar dhe është gjë e mirë që e njeh e gjithë Shqipëria”, shtoi mes të tjerash.

Rizarta kritikoi edhe dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Begaj.

E njëjta kujtojmë që sivjet ishte në BB Albania, ku edhe mori hov e vëmendje të madhe. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com