Emisari special i ish-presidentit amerikan Donald Trump për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka zhvilluar dje një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenca e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me këtë takim dhe temat që u diskutuan.
Sipas këshilltarit për media në Presidencë, Bekim Kupina, ftesa ishte për një tryezë të rrumbullakët të titulluar “US–Western Balkans Roundtable”, e organizuar nga tre përfaqësues të administratës Trump: Richard Grenell, i dërguar presidencial për misione speciale; Scot Bessent, sekretar i shtetit për Thesarin; dhe John Jovanovich, president i Bankës EXIM.
Në takim morën pjesë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Kroacia.
Presidentja e Kosovës iu bashkua diskutimit në pjesën e dytë të takimit, për shkak të angazhimeve të tjera bilaterale.
Kupina theksoi për Telegrafin se në tryezë nuk ka pasur diskutime politike.
“Presidentja ka arritur aty në pjesën e dytë të takimit për shkak të takimeve të tjera bilaterale. Në takim secili shtet ka prezantuar potencialin e vet ekonomik si mundësi për bashkëpunim me administratën Trump. Nuk ka pasur diskutime politike”, ka shtuar Kupina. /Telegrafi/