Tuesday, April 7, 2026
spot_img
HomeLajmePresidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Presidenca njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, pasi profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e Presidentes së mëparshme dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të institucionit.

Zyra e presidencës thekson se profilet e reja do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni dhe do të jenë burimi i vetëm i informacionit zyrtar, duke garantuar vazhdimësinë dhe qartësinë e komunikimit me qytetarët.

Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit, pavarësisht nga kush ushtron funksionin e Presidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT