Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast në Novobërdë, ku dy persona kanë njoftuar Policinë se kanë hasur në tre persona të panjohur të dyshuar të cilët kishin prerë dru në malin e tyre (ankuesve).
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 21:30.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë njoftuar policinë se kanë hasur në tre persona të panjohur të dyshuar të cilët kishin prerë dru në malin e ankuesve. Njëri prej të dyshuarve sipas ankuesve kishte në dorë një armë automatike AK 47 dhe i njëjti ka shtënë disa herë me qëllim që t’i frikësojë ankuesit. Njëri prej ankuesve ka deklaruar se është ballafaquar fizikisht me të dyshuarin e armatosur dhe i njëjti pasi ka shtënë disa herë me armë është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar 12 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit ndaj ankuesve është iniciuar rasti “Vetëgjyqësi”, ndërsa ndaj tre të dyshuarve të panjohur është iniciuar rasti “Armëmbajtje pa leje”.
Rasti po hetohet. /Telegrafi/